Prokuroria e Posaçme nuk pajtohet me vendimin e gjykatës së apleit të posaçem që një ditë më parë liroi nga qelia Jamarbër Malltezin të arrestuar për korrupsion e pastrim Parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Për këtë SPAK do i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë, ku do kërkojë rikthimin në burg të dhëndërrit të Berishës, për të cilin gjyqtarja Ilirijana Olldashi, zbuti masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpiak. Referuar këtij vendimi, Malltezi urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë bashkë me të.
Por ditën e martë pak orë pas lirimit nga qelia, Malltezi ka pustuar një qëndrim të tijin në rrjetet sociale për të cilin SPAK po kryen verifikime, por të parë nëse po zbatohet ose jo vendimi i Gjykatës së Apelit, që ndër te tjera detyron Malltezin mos të ketë kontakte me asnje person.
Jamarbër Malltezi u vu në pranga më 21 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme si person i dyshuar për korrupsion e pastrim parash. Sipas hetimeve ka rezultuar se ai ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve që ka përfaqësuar me prokurë ku ka ndërtuar 17 kulla.
Në të njëjtën kohë, gjykata ka vendosur në sekustro edhe pasuritë Malltezit me dyshimin se janë krijuar nga aktiviteti kriminal. Për të njëjtën dosje po hetohet edhe ish-kryeministri Sali Berisha me akuzën e korrupsionit, ndaj të cilit gjykata la në fuqi masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit