Protesta e blektorëve, qumështi “lan” rrugët, fermerët: Fabrikat e qumështit si kartel droge

Tonelata të tera me qumesht kane ‘lare’ rrethrrotullimin e savres ne autostraden lushnje fier. Blektore nga i gjithe vendi protestuan per cmimin e ulet te qumeshtit dhe subvencionet e munguara. Prej nje jave sipas perfaqesuesve te shoqates se blektoreve fabrikave te qumshtit në vend nuk u eshte shitur produkti ne shenje proreste. Tani ky produkt i hedhur ne rruge po kerkon vemendjen e autoritet te konkurënces per te hetuar fabrikat e qumshtit të cilat dyshohet se kane bere marreveshje te fshehtë ( trust) per te ulur cmimin e qumshtit vendas teksa i furnizojne fabrikat me qumesht importi

“ Ne patëm një marrëveshje disa javë më parë me kompanitë e përpunimit te qumeështit dhe ramë dakord që çmimi të ishte disi më i ulët, pra iu përshtatëm tregut. Po ajo marrëveshje nuk po zbatohet dhe fermerëve u thuhet një çmim dhe nëse nuk pranojnë nuk ua blejnë qumështin”, tha Gentjan Lala kryetar I Shoqatës se Blektorëve

“ Problemi ynë është se përpunuesit e mëdhenj të qumshtit po dakordësojnë çmimin është e disata herë, eshtë kthyer në një kartel mafioz. Ne duam që të punojmë, të likujdojmë punëtorët tanë që të mos ikin jasjtë po të ndërtojmë të ardhmen tonë të gjithë ketu”, tha Andi Kokoneshi blektor nga Divjaka

Fabrikat e qumeshtit po e blejnë ose kërkojnë ta blejnë qumështin e lopës me 60 lekë ndërsa fermerët duan ta shesin me të paktën 80 lekë litrin. Qumështin e të imtave me 120-130 lekë litrin ndërsa deri vjet ky çmim ishte 160 lekë për litër. Keto çmime sipas blektorëve përkojnë me ato të qumështit të importit.

“ Unë jam blektor nga Darëzeza, kam 300 krerë dele. Fabrika kërkon ta marrë me 120-130 aq sa është qumshti I importit”,  tha një tjetër fermer protestues. 

“Ka qënë me 1600 dhe aq nuk është I mjaftueshëm. Ne jemi familjarisht në fermë  dhe nuk nxjerrim dot një rrogë. Keta s,na përfillin fare na përbuzin “, tha një tjetër blektor. 

Protesta e blektorëve nisi me parakalimin ne autostradë të afro 30 traktorëve duke vënë në vështirësi qarkullimin e automjeteve dhe u mbyll me derdhjen e tonelatave të qumështit në rrugë.