Vlora rezulton qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend. Të dhënat janë bërë publike nga Prokuroria e Përgjithshme.
Sipas raportit vjetor të punës për vitin 2023, në organin e prokurorisë janë trajtuar 55347 materiale në shqyrtim që përbën një ulje prej 9,44 % në krahasim me vitin 2022. Janë ndjekur gjithsej 45401 procedime penale, që përbëjnë një ulje prej 6,03 % në krahasim me vitin 2022, nga të cilat: 24146 janë procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 6,18 % në krahasim me vitin 2022.
Sa i takon nivelit të kriminalitetit, prokuroria e mat atë mbi bazë popullsie, pra për 100 mijë banorë.
Sipas raportit, koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2023 është 872, ndërsa në vitin 2022 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 920. Në lidhje me koeficientet e kriminalitetit për 100,000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistikore rezultojnë si më poshtë:
Në qarkun Berat koeficienti ikriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2023 është 672; në qarkun Dibër, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 523; në qarkun Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 583; në qarkun Fier koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 758; në qarkun Gjirokastër koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1154; në qarkun Korçë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 809; në qarkun Kukës koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 797; në qarkun Lezhë është 1209; në qarkun Shkodër është 844; në qarkun Vlorë është 1301 dhe në qarqet Tiranë e Durrës koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 917.22
Siç rezulton nga të dhënat, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit në vitin 2023 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë. Në vend të dytë vjen Lezha dhe më pas Gjirokastra me Tiranën dhe Durrësin.
Sa i takon vrasjeve, rezulton se numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krime kundër jetës të kryera me dashje është Tirana. Në kryeqytet janë regjistruar përkatësisht rreth 21 % e numrit total të procedimeve të regjistruara për këtë grupvepër në shkallë vendi; Fier dhe Korçë me nga 13 % të numrit total të procedimeve të regjistruara, Shkodër regjistruar 11 % e numrit total të procedimeve të regjistruara, ndërsa vërehet se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara për këtë grupvepër penale është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Dibër dhe Sarandë ku janë regjistruar rreth 2 % e numrit total të procedimeve të regjistruara për këtë grupvepër.
Vrasja me dashje
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2023 është 4,83 %, ndërsa në vitin 2022 ka qenë 7,86 %. Të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2023 janë regjistruar 14 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal “Vrasja me dashje”, që rezulton me një ulje prej 44 % në krahasim me vitin 2022.
Vrasja me paramendim
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2023 është 5,17 %, ndërkohë që në vitin 2022 ka qenë 10,38 %. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023, ka një ulje prej 54,55 % të procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 78 “Vrasja me paramendim”, krahasuar me vitin 2022.
Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 5,86 % për vitin 2023, ndërkohë që në vitin 2022 ka qenë 4,09 %. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023, ka një rritje prej 30,77 % të procedimeve penale të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, krahasuar me vitin 2022.
Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 4,14 % për vitin 2023, ndërkohë që në vitin 2022 ka qenë 4,40 %. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 janë regjistruar 12 procedime penale për veprën penale të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, që ndaj 14 procedimeve të regjistruara në vitin 2022, përbën ulje prej 14,29 %.
Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 4,14 % për vitin 2023, ndërkohë që në vitin 2022 ka qenë 4,40 %. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2023 janë regjistruar 12 procedime penale për veprën penale të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, që ndaj 14 procedimeve të regjistruara në vitin 2022, përbën ulje prej 14,29 %.