Propozimi i KM per ristrukturim te bashkive, po zbatohet per here te pare ne bashkine e Fierit, nje prej tre bashkive me te medha te vendit. Vendimi eshte miratuar me shumicë votash, madje edhe nga këshilltarë të djathtë dhe pritet te marre fuqi pas miratimit nga institucioni i prefektirlt. Kreu i grupit të socialdemokratëve në KB të Fierit Kreshnik Dapi, sqaroi se përtej aspektit teknik, organizimi i ri i bashkisë, e bën administratën më të fuqishme, nxit llogaridhënien dhe meritokracinë.
” Ne e miratuam vendimin duke qene se e kemi kerkuar dhe diskutuar vazhdimisht ne Keshill, ndryshimin e struktures organizative te bashkise se Fierit. Per vete nevojat qe ka Fieri si nje nga bashkite me te medha, keto ndryshime jane te mirepritura dhe pritet te nxisin eficencen dhe llogaridhenien ne nivel te qeverisjes vendore. Partia jone ka qene dhe mbetet mbeshtetese e PS, por vendimi per ristrukturim te bashkise u miratua edhe nga disa kolege opozitare”, tha Dapi.
Me vendimin e ri, shtohen 88 punonjës dhe për herë të parë krijohen drejtoritë e përgjithshme për secilin sektor të shërbimeve.
Përvec krijimit të drejtorive të përgjithshme, risi për bashkinë e Fierit është shtimi i numrit të nënkryterave nga tre në katër. Sekretari i përgjithshëm do të vazhdoje të jetë një ndërsa drejtori te pergjithshme do të jenë 5. Projektvendimi për ndryshimin e strukturës organizative të bashkisë së Fierit u miratua me 29 vota të PS, 4 votat e socialdemokratëve dhe 3 vota të këshilltarëve të djathtë nga 11 anëtarë që përfaqësojne opozitën në këshillin bashkiak.