Rreh femijen dhe gruan ne rruge, pranga shqiptarit ne Krete

Dy vëllezër shqiptar janë arrestuar në Greqi për dhunë. Mediat greke raportojnë se njëri prej vëllezërve, 43 vjeç ka dhunuar djalin 11 vjeçar. Më pas me ndihmën e vëllait, ka sulmuar edhe dhunuan edhe gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Chania.

Sipas  mediave vendase, dy vëllezërit shqiptar kanë tentuar të fusin në një makinë gruan dhe fëmijën 11-vjeçar, por janë vënë re nga efektivët e policisë së ELAS-it që po patrullonin në zonë me një mjet policie. Dy personat u arrestuan dhe u dërguan në prokurori.