Rrobaqepësit “magjistarë” të Fierit, krijonin modelet e ndaluara pa u kapur nga kontrollorët

Në një rrobaqepësi shtetërore të viteve 70′, moda dhe stili përcaktoheshin me rreptësi nga autoritetet e kohës. Megjithatë rrobaqepës si artur Lati në Fier, gjenin mënyrën për të plotësuar kërkesat e klientëve pa rrezikuar vendin e punës. 

” Mbaj mend që një vajzë solli një copë nga franca dhe i bëmë nje kapardinë moderne. kur doli me atë të gjithë e shihnin, pastaj e pamë ate pardesy edhe te dy vajza të tjera. Atëhere xhirot në qytet ishin paradë mode, të gjithë visheshin bukur dhe shëtisnin, tregonin personalitetin e tyre”, thotë Artur Lati.

Veshjet e burrave, kontrolloheshin në çdo centimetër dhe ishin pikërisht ata që ndiqnin tendencat e modës duke thyer rregullat

” Atëherë na vinte tekniku ku përveç kontrolleve të cilësisë si tegeli sa centimetra duhej të ishte, bënte edhe matjet të tjera. Ishte e përcaktuar se sa centimetra duhej të ishte pjesa e gjurit te pantallonat, sa duhej të ishte ne fund. Asnjëherë fundi nuk duhej të ishte me i gjere se quhej model kaubojs. Xhaketat jo me dy të cara. mbaj mend nje inxhinier i qepëm një xhaketë me dy të çara, pati probleme, buri bujë, thoshin cfare është ky.Ai u thoshte e kam blerë jashtë po ne fakt ja qepëm ne këtu. Djali I Lipe Nashit, drejtor I naftës, I qepëm një pardesy moderne po ai kishte mbrojtje politike. Në provën e fundit, përpara se klienti të merrte veshjen, ne i bënim modelin e ndaluar ndërkohë kontrolli ishte bërë më herët“, kujton z.Late

Gjatësia e fustanit, përmasat e dekoltesë te veshjet e femrave ishin gjithashtu nën lupën e teknikëve të rrobaqepësisë. Por ndryshe nga burrat, femrat e shmangnin kontrollin e modes, duke shtuar detajet në veshje. 

“Në atë kohë ne sajonim, nuk kishte dantella, ne benim gërshet dhe vendosnim në veshje.  Gratl I respektonin rregullat në veshje, gratë ishin më të mbyllura në atë kohë, nuk kërkonin të shkurtra të paktën te ne, nuk guxonin” tregojnë rrobaqepëset Karita Prifti dhe Liljana Taka.

Sot në të gjithë Fierin zanatçinjtë e perit dhe gërshërës, numërohen me gishtat e duarve kurse të rinjve u duhet kohë të fitojnë sigurinë dhe eksperiencën në punë

“Tani kemi mbetur vetm ne, mund të jenë në të gjithë Fierin vetëm disa rrobaqepës të mirë, të rinjtë nuk e duan këtë zanat”, thotë me keqardhje Artur Late.

Më pak profesionistë por më tepër kërkesa nga klientët. Veshjet e gatshme si zgjidhje e shpejtë përfundojnë te zanatçinjtë e vjetër për modifikime dhe rrregullime

“Sot cdo gjë që blihet në treg kalon te ne për rregullime” përfundon rrëfimin e tij Artur Late

Rrobaqepësia shtetërore e Fierit, krijuar ne vitet 1960 si pjesë e Ndërmarrjes se Riparim -sherbimeve, kishte 10 rrobaqepës./abcnews.al