Isuf Jacaj, 58-vjec, person me precedentë penalë, është ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës në lagjen nr. 3 të Sarandës. Ai është babai i 31-vjecarit Klaus Jacaj. Jacaj ndodhet në burg i akuzuar për “përkrahje e autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17.07.2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama nga Kamza. Në 21 korrik, një person i maskuar me maske silikoni, vendosi eksploziv në makinën e Klaus Jacaj duke e shkatërruar atë plotësisht, ngjarje ende e pazbardhur. Shpërthimi ka qënë i fuqishëm duke shkaktuar dëme në disa lokale përreth.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.