Seanca per te shqyrtuar kerkesen e Fredi Belerit për lirimin me kusht është zhvilluar diten e sotme pasi ishte shtyrë dy herë për mungesë dokumentacioni. Ka qënë një raport për sjelljen e Belerit në burg I Drejtorisë së Burgjeve që vetëm sot u dorëzua në gjykate. Megjithatë gjyqtari Alfred Konomi klrkoi një raport shtesë këtë herë nga Shërbimi I Provës. Në këto kushte dhe kur prokuroria kërkoi kohë të njihej me raportin e Drejtorisë së Burgut të Fierit, gjyqtari caktpi seancën e rradhës në 02 shtator. Avokati I Belerit I quajti klto manovra të qëlkimshme për t’I refuzuar lirinë me kusht klientit të tij. Fredi Beleri u dënua me dy vjet e 6 muaj burg për “korrupsion zgjedhor”. Ai po qëndron në burg që prej marsit të vitit 2023. Në vjeshtë dënimi eurodeputetit grek përfundon cka bën shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të pa vlerë.