LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg ish-policin Jeton Lami, i cili u prangos në gusht të vitit të kaluar.
Lami u gjet fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”. Jeton Lami është polici që është parë në shoqëri me Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur.
Ish-agjenti i Operacionales, Jeton Lami është zbuluar nga kamerat e sigurisë teksa lëvizte me një makinë Audi A8, me Ervis Martinaj edhe pse ky i fundit ishte në kërkim nga policia për disa vepra penale.
Lami është parë për herë të fundit me Ervis Martinajn në një hotel në Durrës. Ai e ka çuar me makinë të shumëkërkuarin e drejtësisë dhe pas disa orësh ka mbërritur sërish dhe janë larguar të dy me të njëjtin automjet