Skandali ‘Gjici’, sekustrohen kamerat e sigurise se bashkise se Kukesit

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar kamerat e sigurisë në bashkinë e Kukësit pas publikimit të video skandalit ku shfaqet ish-kreu i Bashkisë Safet Gjici teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë.

Hetuesit pritet të verifikojnë të gjitha hyrje daljet e vajzës në ambientet e bashkisë para dhe pas datës 6 qershor, ditë në të cilën rezulton se është rregjistruar edhe videoja e bërë publike.

Ndërkohë burime nga prokuroria bëjne me dije se, vajzës që shfaqet në videon e berë publike i është ndaluar e drejta për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë.