Skandali, marrëdhënie seksuale në zyrë, nis hetimi i SPAK për kryebashkiakun e Kukësit, jep dorëheqjen Safet Gjici

Prokuroria e Posacme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pasi është publikuar nje video erotike e kryebashkiakut.

SPAK po heton vërtetësinë e videos dhe po verifikohet nëse vajza që shfaqet në video është punonjëse e bashkisë Kukës. Nëse kjo rezulton e vërtetë nuk përjashtohet mundësia që ndaj Safet Gjicit të ngrihet edhe akuza e kryerjes së marredhënieve seksuale duke shpërdoruar detyrën ose marëdheniet e varësisë.

Kryetari i Bashkisë Safet Gjici është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij.  Në videon e gjatë më shumë se 2 minuta duket data 6 qershor 2023 ndërkohë që ajo është shpërndarë sot paradite ( 16 qershor) me shpejtësi përmes whatsapp. Mediat kryesore për arsye etike, vendosën të mos e transmetojnë videon.

Në orën 13:00 SPAK konfirmoi nisjen e hetimeve ndaj kryebashkiakut 51-vjeçar që mori mandatin e dytë më 14 maj 2023.

Në orën 14:00 Safet Gjici njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së Kukësit. Dorëheqjen zgjodhi ta bëjë përmes një postimi në rrjetet sociale duke e nisur me një ndjesë publike dhe akuzuar se ra në kurthin e kundërshtarëve politike.