Skema, si u dha rryshfeti prej 330 mije leke zyrtares se Ministrise se Shendetesise. SPAK urdher ndalimi per inxhinierin dhe adminsitratorin e kompanise

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë urdhër ndalimi për administratorin e kompanisë Driconos, Vladimir Topi dhe inxhinerin, të cilët i kanë dhënë rryfshet Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro në lidhje me një tender.

Sipas një njoftimi të SPAK-ut, Duro ka marrë rryshfet nga administratori i kompanisë, Topi me qëllim për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Ndërkaq, sipas provave të grumbulluara, inxhineri Silvi Shehi  pasi e ka marrë vlerën monetare prej 330. 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga banesa e administratorit, e ka dërguar më pas Laura Shetos, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt.

Joana Duro, sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që u arrestua me urdhër të SPAK pasi sipas mediave është  kapur në flagrancë duke marrë 4 milionë lekë ryshfet.

Kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore, KQZ e gjobiti me 3000 lekë për shpërndarje të postimeve elektorale në faqen e Facebook të Ministrisë së Shëndetësisë.