Strukturat pritese per refugjatet, status ekstraterritorial. Shqiperia pergjegjese vetem per sigurine

Shqipëria dhe Italia kanë nenshkruar marreveshjen  për ngritjen e dy strukturave për pritjen e refugjatëve në vendin tonë. Zv.ministri i Shtetit të Italisë Giovanbattista Fazzolari në një intervistë për median italiane ‘Corriere Della Sera’ jep detaje nga kjo marrëveshje.
Fazzolari thotë se gjithçka mbështetet në marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe se Shqipëria nuk ka kërkuar asgjë në këmbim. Zv.ministri i Shtetit shpjegon se emigrantët e paligjshëm që kapen në det do të kthehen në bazën në Shëngjin, ku do të kruhet identifikimi i tyre dhe më pas do të qëndrojnë në Gjadër. Procedurat për vlerësimin nëse një emigrant i paligjshëm ka të drejtë të fitojë azil do të zgjasin 28 ditë, thotë Fazzolari, dhe nëse ata nuk kanë të drejtë do të dërgohen në vendet e tyre.

Gjithçka do të jetë nën juridiksionin italian, strukturat do të kenë status ekstraterritorial dhe pagesat do të bëhen nga Italia, ndërsa Shqipëria do të kontribuojë vetëm me sigurinë. Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme.

Ai e konsideron një sukses historik, që për herë të parë një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian po mbështet në vend të unionit për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm. Ai thekson se ka pasur një diskutim me BE për këtë çështje dhe nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga Komisioni Europian.