Vetëm pak javë pasi reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në jug të Austrisë, moti ekstrem po shkakton probleme sërish. Shirat kanë rritur ndjeshëm nivelet e lumenjve në Tirol dhe rajonet e tjera fqinje.
Në zona të ndryshme të vendit janë vendosur bllokada, ndërkohë që në lokalitetin e Brenerit shërbimi hekurudhor është ndërprerë për shkak të baltës.
Edhe Sllovenia është prekur sërish nga shirat, pak kohë pasi pësoi përmbytjet më të mëdha në histori. Pas një pushimi të shkurtër, rrëshqitjet e tokës kanë rinisur duke shkaktuar probleme.
Vija bregdetare në jug-perëndim dhe perëndim të lokalitetit Gorishka u godit nga shira të dendura, që përmbytën rrugë dhe shtëpi, duke shkaktuar probleme të shumta në trafik.
Edhe veriu i Italisë po vuan nga moti i keq. Qendra e qytetit të Triestes u përmbyt pasi një rrebesh ra mbi qytetin-port, në rajonin veri-lindor Friuli Venecia Xhulia.
Shumë banorë dhe turistë u detyruan të strehoheshin në lokalet historike, edhe pse erërat e forta përmbysën tavolinat dhe objektet e tjera të vendosur në ambientet e jashtme.