Një sulm kibernetik është zhvilluar së fundmi edhe ndaj Maqedonisë së Veriut. Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur të shtunën me sulm kibernetik. Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kanë thënë se “nuk ka vend për shqetësim lidhur me pohimet për shkarkimin e supozuar të të dhënave të qytetarëve, sepse faqja e internetit nuk ka baza të tillë të të dhënave”.
Pas sulmeve kiberenetike në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut duket se radhën e ka Kosova. Mediete në Kosovë bëjnë me dije se sot janë hakeruar ueb faqet e Policisë së Kosovës dhe faqet online të Ministrisë së Drejtësisë. Sakaq nuk dihet se kush mund të fshihet pas sulmit kibernetik në Kosovë. Për sa i përket sulmit në sistemet TIMS sot në Shqipërisë, është konfirmuar se është bërë nga hakerat iranianë, njësoj si më 15 Korrrik. Edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur të shtunën me sulm kibernetik.