Sulmi ndaj Trump, publikohen fotot nga momentet kur vritet atentatori

Në një foto të publikuar nga Associated Press, e postuar vetëm disa momente pas atentatit ndaj Trump duken snajperët e policisë që i përgjigjen me zjarr autorit.

Ky, me sa duket, është momenti kur snajperët kanë kthyer zjarr ndaj gjuajtësit, shkruajnë mediat amerikane.

Personi i armatosur që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump të shtunën u identifikua si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, thanë burimet për The Post.

Crooks, nga Bethel Park qëlloi me armë ku një plumb plagosi kandidatin për President në Shtetet e Bashkuara

Burimet thanë se Crooks ishte vendosur në një çati të një fabrike prodhuese më shumë se 130 metra larg nga skena në terrenin e Butler Farm Shoë.

Ai u vra nga snajperët e Shërbimit Sekret. Një pushkë e stilit AR u gjet më vonë.

Bethel Park është një fshat 40 milje në jug të vendit ku u mbajt mitingu i Butler.

Është ende e paraqrtë pse Crooks qëlloi mbi kandidatin republikan për president të SHBA.

Ndërkohë zyrtarët e fushatës së ish-presidentit Donald Trump thanë në një deklaratë për mediat se ai ishte mirë me shëndet. Fjalët e para të Trump nga spitali ishin falenderime për forcat e sigurisë të cilët vepruan menjëherë.

“Presidenti Trump falenderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer”, tha zëdhënësi Steven Cheung në një deklaratë. “Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të jepen në vazhdim”.

Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se “ish-presidenti ishte jashtë rrezikut për jetën” dhe se çështja tashmë ishte nën hetim aktiv.

Nga ngjarja të paktën dy persona mësohet se kanë vdekur pas incidentit me armë në mitingun e Trump në Pensilvani. 

Një prokuror lokal tha për CNN se njëri prej viktimave ishte personi që kishte qëlluar me armë në drejtim të ish-presidentit amerikan pasi ai u ngjit në podium për të mbajtur fjalën e tij. Atentatori u vra nga efektivët e Shërbimit Sekret.

Viktima tjetër është një person, pjesë e publikut në miting, por raportohet edhe për një tjetër person në gjendje të rëndë. 

Ndërkohë kandidati republikan për në Senat, Dave McCormick, raportohet nga CNN të ketë thënë se ishte në rresht të parë të publikut në miting dhe ka parë disa persona të plagosur.

Ngjarja po hetohet si vrasje e mbetur në tentativë.