Ka dështuar sërish operacioni i Policisë së Elbasanit dhe forcave speciale për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela.
Policia e Elbasanit tha sqaroi se i arrestuari i ditës së sotme Aqif Bezati, prej një muaji mbahej nën përgjim, pasi dyshohej se në pronat e tij fshihej i shumëmërkuari Talo Çela.
Policia në rrugë informative kishte marrë informacion se në banesën e Aqif Bezatit strehohej Talo Çela, por në momentin që është ndërhyrë dhe ushtruar kontroll nuk u gjet asnjë gjurmë e të shumëkërkuarit.
Me arrestimin e Aqif Bezatit është ngushtuar shtegu i vendeve ku dyshohet se fshihet dhe strehohet i shumëkërkuari Talo Çela.
Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Dëshiran” të zhvilluar nga strukturat hetimore dhe Forca e Posaçme “Shqiponjat” u arrestuan A. B., 60 vjeç dhe V. D., 54 vjeç, të dy banues në fshatin Deshiran, Belsh.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi, 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis, 75 bimë të thata të dyshuara opium.
Gjithashtu, në banesën e shtetasit A. B. janë gjetur dhe sekuestruar edhe 3.760.000 lekë të rinj, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.
Në vijim, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V. D., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin A. B. Në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 55 fishekë arme gjahu, të cilat shtetasi V. D. i mbante pa leje.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. ushtronte veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit V. D