Të jetosh mes reve, sfidat e banorëve të Rinconada-s në Peru që jetojnë 5000 metra mbi nivelin e detit

Në të gjithë botën, më shumë se 50 mijë njerëz, jetojnë në lartësi të mëdha duke u përballur me sfida si mungesa e oksigjenit, të ftohtin dhe presionin atmosferik. Vende të banuara në lartësi ekstreme ka në Amerikën Jugore, Afrikën Lindore dhe Azinë Qëndrore. Këtu banorët jetojnë në të paktën 2500 metra mbi nivelin e detit. Por sfidat më të mëdha i kanë 50 mijë banorët e Rinconada-s në Peru të cilët jetojnë në lartësinë 5000-5300 metra mbi nivelin e detit.

Atje nuk ka ujë tl rrjeshshem dhe as sistem kanalizimesh ndërsa ushqimet i marrin nga zonat më të ulëta. Elektriciteti u bë i mundur vetëm në viton 2000.

“Parajsa e Djallit” suç quhet ndryshe Rinconada, ka nje industri minerare 60 vjeçare dhe behet fjale per ar. Eshte pikerisht ky i fundit dhe cmimi i tij qe i ben banoret e qytetit te justifikojne veshtiresine e te jetuarut ketu.

” Te jetosh ne lartesi te tilla do te thote presion me i larte i gjakut dhe rrahje me tw shpeshta te zemres sepse ne ajer ka vetem 60 % oksigjen. Kjo ben qe trupi i njeriut te sforcohet per te cuar oksigjenin ne organe”‘ shpjegoi Cinthia Bell, profesoreshe emerita ne  Case Western Reserve University ne Ohajo.

Shume banore te lartesive zhvillojne mutacione te tilla si rritja e nivelit te hemoglobines ne gjak qe konstatohet ne banoret e Rinconada-s ndersa Tibetianet, zhvillojne aftesi te tjera pershtatese si rrjedhja e shpejte e gjakut per t’i mbijetuar mungeses se oksigjenit. / livescience.com