Temperatura ekstreme te premten, Agjensia e Mbrojtjes Civile paralajmeron qytetaret dhe institicionet

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar qytetarët e Shqipërisë që të kenë kujdes nga temperaturat e larta sidomos sot dhe nesër.

Agjencia e Mbrojtjes Civile se sot pasdite dhe nesër, nivel i rrezikut pritet të jetë “i lartë” në qarkun e Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera të vendit, pritet nivel i rrezikut “i moderuar”.

Ndërsa ditën e nesërme, temperaturat do të shënojnë pikun.

“Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm për të garantuar mbrojtjen e:

-Jetës së qytetarëve, duke marrë masat e nevojshme për sigurinë dhe përballimin e temperaturave të larta.

-Të gjësë së gjallë, duke treguar kujdes për kafshët dhe bimësinë.

-Pronës, duke shmangur pastrimin e tokës nëpërmjet djegies.

Po ashtu, ju ftojmë të mbani një vëmendje të veçantë për:

– Trashëgiminë kulturore, duke ruajtur vlerat dhe monumentet kulturore nga ndikimi i temperaturave të larta dhe rrezikut të zjarreve.

– Mjedisin, duke përdorur burime të qëndrueshme dhe duke minimizuar ndikimin e veprimtarive njerëzore në mjedis”, thuhet në njoftimin e agjencisë.