Ish-deputeti britanik, Negel Farage, e ka cilësuar protestën e sotme të shqiptarëve në Londër të turpshme. Sipas tij veprimi i shqiptarëve, të cilët rrethuan statujën e politikanit të njohur britanik Winston Churchilme flamurin shqiptar është një akt i papranueshëm.
“Këta njerëz nuk kujdesen asgjë për vendin tonë apo sakrificat e së kaluarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është një turp”, ka shkruar ish-deputeti në Twitter.
Emigrantët shqiptarë protestuan sot në Londër, pas deklaratëve të sekretares së Brendshme, Suella Braverman, e cila i cilësoi emigrantët shqiptarë si “kriminelë.” Më herët Braverman është shprehur se ardhja e emigrantëve shqiptarë në brigjet britanike është “pushtim.”