U ekzekutuan babe e bir, pista kryesore e hetimit, konkurenca per prerjen e pyjeve

Pista kryesore që po heton policia për vrasjen e babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra është konkurrenca për shfrytëzimin e pyjeve për prerje. Pas largimit nga policia në 2008, Gjokë Gurra ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër së bashku me të birin.

Mesohet se këtë punë ata e kanë bërë prej 15 vitesh duke qenë se zona e fshatit Sumë është edhe furnizuesja kryesore e Shkodrës me lëndë drusore. Babë e bir, 57 dhe 31 vjeç, u ekzekutuan pasditen e sotme nga persona të paidentifikuar pranë shtëpisë së tyre në Dukagjin.

Ata kishin shkuar për të parë shtëpinë, së cilës i kishin vënë flakën një natë më parë. Por kur kanë mbërritur atje, janë zënë ne pritë nga autorët te cilet kane qëlluar drejt tyre duke i lënë të vdekur në vend.