Thatësira , temperaturat e larta dhe zjarret që përfshinë rrethinat e Fierit kanë bërë që këtë sezon prodhimi i mjaltit të bjerë në nivele drastike. shkak është mungesa e kullotave për bletët pasi temperaturat e larta thanë lulet ndërsa zjarret nga ana tjetër eliminuan jo vetëm kullotat por edhe vetë bletët.
” Unë merrja një tonë mjaltë nga 150 koshere, ketë sezon me zi dolln 100 kg mjalte”, tha Fran Radi bletërritës nga Levani.
” U thanë bimët nga të cilat bletët merrnin nektarin, pastaj ranë zjarret gjithandej. Shumë bletë u vranë duke mbledhur nektar”, tha Radi
“Jo vetëm ky sezon por edhe vitin tjetër prodhimi do të jetë i ulët sepse është djegur gjysma e bimësisë në zonëm tonë”, tha Radi
Çmimi i rritur i mjaltit si pasojë e mungesës në treg duket se do të mbetet i tillë edhe muajt në vazhdim. Të dhënat nga sektori veterinar në Fier konfirmojnë se prodhimi i mjaltit është ulur dhe se bletaria lshtë goditur rëndë bletarinë
” Sivjet u goditën rëndë bletërrotësit”, tha Ferrik Avdia agronom dhe shef i administrimit pyjor dhe veterinar pranë Agro Pikës në Fier.
” U thanë kullotat, ndërsa zjarret e përkeqësuan situatën”, tha Avdia
Një kg mjaltë sot shitet me 20 deri në 40 mijë lekë të vjetra në varësi të llojit të mjaltit nga 15 mijlë lekë që shitej një vit më parë në Fier. Kjo sasi është nga rezervat e bletërritësve por edhe nga ato koshere të cilat janë transportuar në veri të vendit.