Vendimi, votat e Tiranës do numërohen përsëri.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që kutitë e qarkut të Tiranës, në zgjedhjet e 11 majit 2025, do të rinumërohen dhe do të rivlerësohen.

Në mbledhjen e sotme të KAS, u tha se me kërkesë të dy anëtarëve të komisionit është vendosur hapja e kutive për Tiranës.

Vendimi erdhi pas kërkesës së opozitës por KAS e rrëzoi ankimimin duke riformuluar kërkesën për rinumërim nga dy anëtarët e Komisionit.