Ende nuk janë të qarta rrethanat, por një konflikt i çastit po hetohet nga policia si pistë për vrasjen e 33-vjeçarit Valter Fierza, ngjarje e ndodhur në fshatin Hot i ri të Shkodrës, mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Mesohet se Fierza u qëllua me arme zjarri pranë banesës së tij dhe se një orë para ngjarjes, ka pasur një konflikt në një nga lokalet e fshatit, por nuk dihet nëse 33-vjeçari ka qenë i përfshirë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45. Viktima ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij kur është qëlluar me armë zjarri. E vetmja pistë është një konflikt i çastit mes tij dhe disa personave një orë përpara ngjatjes në një nga lokalet e fshatit. Nga të dhënat e policisë, por edhe të dëshmitarëve, 33-vjeçari nuk ka pasur konflikte, ka qenë i njohur për shoqërinë e tij si një njeri punëtor, nuk është përfshirë në konflikte.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.