Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Rroskovec ku humbln jetën nga bresheria e plumbave dy vëllezërit Ladimir dhe Gramoz Kurtaj, autori Altin Kuka vazhdon t,i qëndrojë deklarimeve të para që dha pas vetëdorëzimit. Megjithatë gjatë marrjes në pyetje ai ka sqaruar për hetuesit se është penduar për vrasjen dhe se gjithcka ndodhi ne një moment gjaknxehtësie. Policia e Fierit ndërkohë arrestoi edhe dy djemtë e 49 vjeçarit, Ervis dhe Emaurisio Kuka si dhe 67 vjeçarin Tomor Zyka. Arrestimi I djemve te Kukës u bë në zonën e pyllëzuar të Kurjanit teksa ata së bashku me 67 vjeçarin Hyka po udhëtonin drejt fahatrave të Beratit. Kjo përpjekje e tyre për t’u larguar është vlerësuar nga grupi hetimor si tentativë për t’iu fshehur drejtësisë. Proçedim në gjëndje të lirë ka nisur edhe për babanë e Altin Kukës 79 vjeç oer akuzën e armembajtjes pa leje. Në operacionin për kapjen e djemve të Altin Kukës u gjetën në banesën e tyre në Kurjan, një armë zjarri tip pistoletë, një armë gjahu dhe një sasi muncionesh.
Si ndodhi vrasja
Reth orës 14:00 te se martes, Altin Kuka së bashku me djemtë e tij, mbërritën me automjetin e tyre në Fshatin Kurjan në dyqanin e mishit të Ladimir dhe Gramoz Kurtaj. Kuka I është drejtuar fillimisht Gramozit duke I thënë se një natë më parë djemtë e tij janë rrahur nga djemtë e Gramozit dhe Ladimirit. Kuka ka kërkuar që të takohej me djemtë e tyre por Ladimiri dhe Gramozi e kundërshtuan. Aty ka nisur një debat që I përshkallëzua në përdorimin e armës. 7 plumba automatiku u derdhën mbi vëllezërit Kurtaj të cilët ndërruan jetë në vend. Pas vrasjes së dyfishtë 49 vjecari Kuka u nis drejt Fierit ndërsa djemtë qëndruan në Kurjan në banesën e gjyshit të tyre. Altin Kuka është paraqitur në policinë e Fierit rreth orës 14:45 minuta dhe deklaroi se kishte vrarë dy vëllezërit Kurtaj me automatik. Mbi të dhe dy djemtë e tin rëndon akuza e vrasjes në bashkëpunim ndërsa I afërmi I tyre, 67 vjeçari nga fshati Cukalat do të përballet me akuzën “përprahjes së autorit të krimit”.