Vrasja e gjyqtarit Kalaja, flamujt në gjysmë shtizë dhe pezullim të seancave ne te gjitha gjykatat e vendit

Gjykata e Apelit është kthyer në një skenë krimi pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallë të gjyqit gjatë kohës që po ushtronte detyrën e tij. Kjo ngjarje do të mbetet përgjithmonë në historinë e vendit si dhe është një kambanë e fortë alarmi për mirëfunksionimin e sistemeve të sigurisë dhe ligjeve të një shteti.

Në sallën ku gjyqtari u qëllua për vdekje, kolegë të tij kanë vendosur lule për të nderuar kujtimin e tij. Ndërkohë sot Gjykata e Apelit është bosh dhe e rrethuar me forca të sigurisë. Çdo seancë e parashikuar në kalendarin e ditës së sotme është anuluar ndërsa një pjesë e madhe prej çështjeve, të cilat kishin si ‘emërtesë caktimin e masës së sigurisë’, ishin në ngarkim të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Proceset gjyqësore janë anuluar në të gjitha gjykatat e Shqipërisë për dy ditë për shkak se trupa gjykuese, avokatë e prokurorë do të marrin pjesë në homazhet që do të mbahen për Astrit Kalanë. Dyert e gjykatave do të jenë të hapura vetëm për zhvilimin e seancave për caktimin e masave të sigurisë si dhe për zhvillimin e seancave energjente.

Avokatët do të bojkojnë të gjitha seancat gjyqësore, përveç masave të sigurisë, në datat 9 dhe 10 tetor. Dhoma Kombëtare e Avokatisë, deklaron se ky bojkot është një thirrje për të gjitha institucionet dhe politikën që të angazhohen për sigurimin e jetës dhe shëndetit, si dhe aktivitetit të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe avokatëve.

Flamujt në gjykatat e vendit, përfshirë Gjykatën e Apelit në Tiranë dhe gjykatat e shkallëve të para, janë ulur në gjysmështizë. Ky vendim është marrë në shenjë solidariteti me familjen e kolegut të tyre, Kalaja, i cili u ekzekutua të hënën, në krye të detyrës.

Ditën e nesërme në hollin e Pallatit të Kongreseve do të mbahen homazhe në nderim të gjyqtarit Kalaja. Ceremonia do të nisë në orën 09:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 11:00. Astrit Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit më datë 8 tetor në vendin e lindjes në Shkodër.Ndërkohë në mbledhjet e komisioneve parlamentare është mbajtur 1 minutë heshtje në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja. 

Vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi hyri në gjykatë i pashqetësuar me një armë zjarri me vete. Në momentin që gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër xhaxhait të tij, Gjon Shkambi i cili ishte palë e tretë në një çështje për pronat, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tri herë në drejtim të tij. Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir Ragip dhe Ervis Kurtaj pale kundërshtare me Gjon Shkambin.

Pas masakrës, 30-vjeçari ka dalë nga salla e gjyqit dhe i ka drejtuar armën edhe një nëpunësi gjyqësor që ndodhej në një tjetër sallë. Pas vrasjes, autori qëndroi me duart në xhepa në oborrin e gjykatës dhe policia ende nuk e kishte identifikuar. Mund të largohej pa problem fare nëse nuk vetëdorëzohej, madje ai në një moment në disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, dallohet edhe teksa ua bën policëve me dorë “eja” unë jam autori. Ndërkohë, dera e jashtme në Gjykatës së Apelit ishte e hapur dhe në dorë të rojës.

Ndaj të riut rëndojnë tre akuza: e vrasjes së funksionarëve publikë kryer në bashkëpunim, vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave e mbetur në tentativë, si dhe armëmbajtje pa leje. 

I arrestuar eshte Gjon Shkambi si dhe roja i sigurise ne gjykate, Banush Koxhaj. nje dite pas ngjarjes policia arrestoi edhe xhaxhain tjeter te autorit i cili, beri deklarata kercenuese pas arrestimit te 30 vjeçarit duke thene : Kush ma prek nipin do perballet mw plumba.

Po ashtu, edhe ndaj 56-vjeçarit Shkambi rëndon akuza e vrasjes së funksionarëve publikë e kryer në bashkëpunim si dhe vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë pasi dyshohet se ka pasur dijeni për planin e nipit por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Roja e sigurisë akuzohet për shpërdorim detyre. Gjon Shkambi kishte paralajmëruar veprime për këtë konflikt. Një 6 tetor të një viti më parë, në një emision televizi ai thote se do t’i hidhte të gjithë në erë për shkak të konfliktit për pronën.

Në Apel, ku ndodhi ngjarja, janë pezulluar seancat gjyqësore të ditës së sotme, dhe flamuri është ulur në gjysmë shtizë. Sot do të mbahet një ceremoni private për gjyqtarin e ndjerë, ndërkohë që nesër do të mbahen nderimet shtetërore në Pallatin e Kongreseve. Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në Shkodër.

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja një ditë më parë, përmes një deklarate kanë njoftuar se kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore , për çështjet penale, civile dhe administrative, në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 Tetor 2025.