Vrasja në Shkodër, policia kërkon dy bashkëpunëtorët e 28 vjeçarit

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e së hënës, 8 shtator, në qytetin e Shkodrës ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy persona.

Një 17-vjeçar dhe një 39-vjeçar janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë të autorit, 28-vjeçarit Ragip Gila. Ata dyshohet se kanë ndihmuar autorin me sigurimin e armatimeve për të kryer atentatin.

“U shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”, njofton policia.

Nje dite me pare Ragip Licaj vrau me arme zjarri dy persona. Nga të shtënat me armë zjarri në lokal humbën jetën Armando Palit dhe Liridon Kraja, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso, që dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit, dhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.

Menjehere pas arrestimit 28 vjecari deklaroi se donte te vriste Erogen Vaso-n pasi kishte inate personale me te.