Vrasja në Vlorë, autorët e goditën fillimisht me makinë viktimën

Detaje të tjera mbi vrasjen në Vlorë zbulojnë se autoret kanë qënë të mirëorganizuar për eliminimin e 41 vjeçarit. Sipas deshmive te marra nga persona dhe deshmitare te ngjarjes ne polici, mesohet se autoret e kane goditur fillimisht me makine viktimen prane bibliotekes publike duke e rrezuar nga motori me te cilin po udhetonte. Aty kane nisur edhe te shtenat e para ndaj tij, teksa nje nga plumbat ka përfunduar edhe në deren e bibliotekes. 41 vjecari ka tentuar te largohet me shpejtesi duke u drejtuar në zonën prane kishes por aty automjeti tip Audi è ka goditur serish, ndersa me pas nje prej autoreve ka dalë nga mjeti duke e qelluar disa here dhe duke i shkaktuar vdekjen. Ne zone dhe pikerisht ne objektet rreth vendit te ngjarjes ka ende shenja te plumbave.