Vrau kunatin sepse i perdhunoi te bijen, rikthehet ne qeli shqiptari ne Greqi

50-vjeçari shqiptar, Fatmir Talellari që vrau kunatin 33-vjeçar, pasi mësoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej vitesh është rikthyer në burg me një vendim të ri të gjykatës.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Volosit, e cila miratoi propozimin e prokurorit dhe riktheu sërish në ambientet e paraburgimit 50 vjecarin, i cili deri sot qëndronte në arrest shtëpiak për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit.

Talellari ka vrarë me armë gjahu kunatin 33-vjeçar pasi mësoi se prej vitesh i kishte përdhunuar vajzën dhe e shantazhonte me video intime.