Gjykata e Korçës ka lënë në burg Ilirjan Selmanin, i cili vrau me thikë të dashurën e tij, Kozeta Teço dhe më pas i vuri flakën shtëpisë së saj, për të humbur gjurmët. Edhe pse Selmani nuk e ka pranuar krimin, provat e hetuesve treguan se ai është autori.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje ku Selmani kishte shkuar në shtëpinë e Teços, me të cilin rezultonte i lidhur prej disa vitesh.
Dyshohet se mes çiftit ka pasur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52 vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres dhe djegien e banesës.
Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale pasi dyshohej se 52 vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia pasi iu dogj banesa.
Por, pas këqyrjes së trupit të pajetë të Kozeta Teços u konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me thikë, çka solii edhe zbulimin e krimit.