Zjarr ne fshatrat e Delvines, evakuohen qindra banore

Delvinë, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave për shkak të zjarreve

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret.

U bëhet thirrje të gjithë banorëve të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile dhe të bashkëpunojnë me forcat e Policisë dhe autoritetet vendore, të cilat janë angazhuar për mbrojtjen e jetës dhe pronës së tyre.

Aktualisht, në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës. Me dhjetra efektive te Forcave te Armatosura, zjarrfikes, 4 mjete zjarrfikese dhe 2 helikoptere ne Delvine. Ministri Vengu mberrin ne zone.

Nga informacionet e fundit në fshatin Senicë nga zjarri janë djegur disa shtëpi njëherazi është djegur edhe Kisha e Shën Dhimitrit në fshat. Tani erdhën në ndihmë edhe dy helikopterë. Nuk ka banorë të lënduar.