Zjarri ne azilin e te moshuarve ne Fier, ja si u evakuuan banoret nga zjarrefikesit dhe policia. Video

Një zjarr përfshiu azilin e të moshuarve në Fier. Fillimisht u raportua se zjarri ra ne katin e dyte te godines por me vone u sqarua se behej fjale per nje zjarr te qellimshem. Ne pjesen e pasme te godines ishin djegur mbetje te ndryshme duke perfshire edhe ato plastike. Kjo ka bere qe tymi i dendur dhe i zi te hyje nga dritarja e pasme dhe te perfshije gjithe ndertesen. Per te moshaurit kjo ishte nje situate e rrezikshme duke qene se shume orej tyre nuk mund te dilnin vete nga godina e mbuluar me tym. Per kete arsye efektivet e policise i jane bashkuar zjarrfikesve per te evakuuar banoret ne kohe rekord. Nderhyrja u be ne kohe duke qene se tymi mund te kishte asfiksuar banoret. Pese banore te azilit jane ne spital per kontroll pasi vuajne nga astma.