Kolegët socialistë kërkuan shkarkimin, dorëhiqet mes lotësh kryetarja e KB të Fierit: Rroftë Partia Socialiste

Me nje vendim te cilin tha se e kishte marre nje nate me pare me iniciativen e saj, kryetarja e KB te Fierit Antoneta Çunaj, dha doreheqjen nga posti, mes lotesh, deri ne ngasherim.

Me teper se nje akt formal doreheqjeje, fjala e kryetares qe drejtoi per tre vjet si perfaqesuese e socialisteve Keshillin Bashkiak ne Fier, ishte nje apologji e sinqerte qe u mbyll me shprehjen me te larte te besnikerise ndaj formacionit politik pjese e te cilit eshte znj Çunaj.

“Rrofte Partia Socialiste dhe faleminderit qe me besuat drejtimin e keshillit deri tani”, e mbylli deklaraten e doreheqjes Antoneta Çunaj me profesion avokate.

Duartrokitjet qe pasuan, ishin edhe nje falenderim i kolegeve qe, me doreheqjen, i’u kurseu sikletin e votimit per shkarkimin e saj, teksa tre vjet me pare e votuan unanimisht per kryetare te Keshillit.

Me 43 keshilltarë prezentë në salle, Keshilli votoi per kreun e ri të këshillit me 42 vota pro dhe nje kunder. Fillimisht, grupimeve politike i u kërkua nga zv kryetarja Fatbardha Merkaj të propozojnë kandidaturat. Socialistet propozuan Melsi Bogdanin kurse opozita dhe PSD nuk ofruan asnjë kandidaturë.

Pas perfundimit te votimit, Melsi Bogdani zgjidhet kryetari i ri me 42 vota pro dhe 1 kunder.

Kthese e forte ne politiken lokale

Socialdemokratet e vleresuan largimin e kryetares Çunaj si drejtim te ri per Fierin dhe qytetaret. Ne nje postim ne “facebook”, Kreshnik Dapi kryetar i grupit te PSD ne KB, e vleresoi largimin e Çunaj-t dhe emerimin e Bogdanit, si nje drejtim te ri me pergjegjesine e perfaqesimit te qytetareve ne Keshill.

Shkarkimi i kryetares se Keshillit, ishte nje nga zhvillimet me te forta per te mos thene me i rendesishmi ne tre vitet e fundit ne Fier. Per nje keshill ku votat e shumices socialiste vendosin apriori per cdo projekt, shkarkimi ose doreheqja e detyruar e kryetares, perben nje kthese te forte ne politikeberjen lokale. Por numri nje i bashkise Armando Subashi, nuk ishte i pranishem. Perkunder kesaj, interes te larte per kete zhvillim shfaqen deputetet socialiste Ramion Kurti dhe Erio Mile, te cilet qendruan deri ne fund te mbledhjes.

Mocioni i shkarkimit

Ne 22 prill, 24 anetare socialiste ( kuorumi i nevojshem eshte 17) kerkuan me nje shkrese zyrtare zhvillimin e “mocionit te shkarkimit” per kryetaren e KB. Tre jave me pare, zerat prane selise se PS, thane se drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku i kishte kerkuar znj Çunaj doreheqjen nga posti, pas ankesave qe adresoheshin ne drejtim te kesaj te fundit, per shkelje proceduriale dhe te ligjit gjate detyres se saj. Znj Çunaj e nuk e dha doreheqjen madje as kur koleget e saj dorezuan kerkesen per mocion shkarkimi. Avokates me eksperience 30 vjecare i’u desh edhe nje jave kohe per ta marre vendimin e doreheqjes dhe per ta bere te ditur ate vetem pak minuta perpara nisjes se mocionit kunder saj.

Ne kerkesen e tyre, socialistet e drejtuar nga Marius Voja ne KB, rendisin disa shkelje per te cilat kerkuan shkarkimin e znj Çunaj. Shkeje afatesh dhe shkelje proceduriale, censure per mediat dhe publikun, futje jashte rradhe te projektvendimeve pa miratimin e keshilltareve ( megjithese keta te fundit i kane votuar vendimet ne shumicen e rasteve).

Prapaskenat

Mes 8 shkeljeve te pretenduara nga socialistet me pak konkrete por me e renda, eshte formuluar si koment ne fund te dokumentit, ku thuhet se znj Çunaj nuk ka garantuar paanshmerine e Keshillit. Ky argument i socialisteve e akuzon direkt znj Çuni se ka cenuar pavaresine e Keshillit ( nga administrata) nepermjet shkeljes se procedurave dhe Rregullores. Ne fakt Çunaj ka gezuar mbeshtetjen e kryebashkiakut Subashi qe ne fillim te emerimit te saj si kryetare ne KB.

Dy muaj me pare, socialistet hoqen nga posti i kryetares se grupit edhe Evis Seme-n, nje tjeter zonje qe ka mbeshtetjen e Subashit dhe fraksionit te tij ne PS te Fierit.


Mbeten per tu pare se deri ku do te shkojne perplasjet mes socialisteve te Fierit, ku nga njera ane eshte Armando Subashi, kryetari i bashkise prej dy mandatesh ndersa, nga ana tjeter, fryma e re ne PS e perfaqesuar nga te rinjte dhe e lancuar nga drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku.

Me nje fushate zgjedhore ne prag, socialisteve te Fierit, u duhet ose te shuajne konfliktet brenda formacionit, ose te marrin persiper kostot elektorale qe me shume gjasa mund te shkaktoje kjo krisje.