Napoleon Bonaparti preferonte pjata të thjeshta si pulë e pjekur, patate të skuqura, supë të nxehtë, vezë të ziera/omleta dhe makarona perkunder të gjitha pjatave të ndërlikuara gurme, që pergatisnin shefat e tij. Ai rrallë kalonte më shumë se pesëmbëdhjetë minuta në tavolinë dhe shpesh përdorte duart në vend të enëve të kuzhinës.
Napoleoni ishte i njohur për zakonet e tij praktike të të ngrënit, të cilat binin ndesh me kuzhinën e rafinuar të epokës së tij.
Rrëfimet nga stafi i tij, përfshirë edhe shërbëtorin Louis-Joseph Marchand, përshkruajnë vakte të shpejta dhe rutinë në vend të atyre ceremoniale.
Pjatat tipike përfshinin pulë të pjekur, supa, vezë dhe makarona të thjeshta. Ai shpesh hante në 10-15 minuta, veçanërisht gjatë fushatave dhe e preferonte ushqimin të nxehtë.
Orari i Napoleonit diktonte zakonet e tij tw ngrenies. Gjatë operacioneve ushtarake, vaktet ishin të parregullta dhe ndonjëherë hante vetëm ose në këmbë, duke u përqendruar në efikasitet me teper sesa në formen e gatimeve. Ndërsa kishte shefat me te mire te kuzhines ne dispozicion por tregoi nuk i interesonte ngrenia me shumë pjata, nje praktike e zakonshme midis elitave evropiane të fillimit të shekullit të 19-të.
Pretendimet se ai hante rregullisht me duar janë pak të dokumentuara. Shumica e burimeve theksojnë shpejtësinë dhe padurimin per ushqimin si edhe shpërfilljen e enëve të kuzhinës.
Një pjatë e lidhur me të, Pula Marengo, thuhet se u krijua pas Betejës së Marengos (1800) duke përdorur çfarëdo përbërësish që ishin në dispozicion, megjithëse historia e saktë e origjinës mbetet e debatuar nga historianët.