Vrasja në Sarandë, per nje konflikt pronesie, debati mes paleve perfundoi me shkembim zjarri

Nje 66 vjecar i identifikuar si Rexhep Ismaili u vra me arme zjarri ne Sarande rreth ores 22:00 te se enjtes. Ngjarja ndodhi ne lokalin e nje pike tregtimi karburanti ne pronesi te viktimes. Burimet e para nga vendi i ngjarjes thane se autori ka hyre ne lokal dhe e ka qelluar Ismailin me pistolete duke e lene te vdekur ne vend. Mesohet se menjehere i jane kunder pergjigjur me bresheri automatiku shtetasit qe ndodheshin ne lokal, miq te 66 vjecarit por autori ka mundur te largohet. Pas një konflikti të ndodhur disa ditë më parë, autori dyshohet se ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit dhe ka qëlluar me pistoletë ndaj viktimës, Rexhep Ismailit, i cili ndodhej në lokalin e biznesit të tij, në tavolinë me persona të tjerë. Policia lokale beri te ditur se edhe nga pala e autorit eshte plagosur nje shtetas por ai nuk eshte paraqitur per ndihme mjekesore ne spital.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.

Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.