Pas më shumë se tre orësh qëndrimi në ambientet e IEVP Fier, janë larguar nga institucioni bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa dhe nëna e kryebashkiakut të Tiranës. Ato mbërritën në mëngjes në burgun e Fierit, ku u takuan me Veliajn, i cili u transferua një ditë më parë nga burgu i Durrësit.
Takimi vjen në një kohë kur transferimi i Veliajt ka shkaktuar reagime nga vetë ai dhe avokati i tij, të cilët kanë ngritur shqetësime për kushtet e qëndrimit në burgun e Fierit.