Plas mes socialistëve, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Drejtësisë për transferimin e Veliaj-t

Vendimi për të transferuar kryebashiakun e Tiranës nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit ka shkaktuar tensione brenda për brenda socialistëve, madje është kërkuar dhe dorëheqja e ministrit të drejtësisë.

Gazetari Muhamed Veliu ka mësuar se gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputetit Bledi Çuçi i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë Toni Gogu dokumentacionin  e nevojshëm që lidhet me transferimin e Veliajt nga Durrësi në Fier.

“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!” i është drejtuar Çuçi ministrit të drejtësisë.

Transferimi i papritur i Veliajt ka ndezur debate mes socialistëve, sa në rrethana të tilla deputetit socialist i ka kërkuar dorëheqjen ministrit.

Ndërkaq, mëngjesin e kësaj të enjte, nëna e Erin Veliajt mësohet se ka mbërritur në ambientet e IEVP-së së Fierit duke kërkuar takim me djalin e saj.