Ergys Agasi transferohet në Burgun e Fierit
Pas transferimitntë kryebashkiakut Erion Veëliaj në burgun e Fierit një tjetër ish i personazh që ndodhet në paraburgim i hetuar për disa vepra penale, pritet të transferohet në burgun e Fierit. Burime jo zyrtare nga IEVP Fier thanë se njoftimi për transferimin e Agasit është bërë pasditen e së mërkurës por zyrtarisht Drejtoria e Burgjeve nuk e konfirmoi destinacionin e transferimit të Agasit. Burime thanë se arsyeja e transferimit të Agasit në Fier është justifikuar me “arsye sigurie” një përkufizim qe shoqeron urdherat e transferimit dhe nenkupton sigurine fizike te te denuarit ose te paraburgosurit dhe sigurine mbi veprimet qe mund te kryeje i burgosuri. Ne keto te fundit perfshihen shkeljet e rregullave si mbajtja e celulareve ose sendeve te ndaluara brenda qelise dhe mjediseve te institucionit peneticiar.
Agasi është nën hetim për disa vepra penale të lidhura me dosjen e AKSHI-t.
Burgu i Fierit ka kapacitet për 900 persona dhe duke qënë i ndërtuar vitet e fundit siguron kushte më të mira sigurie dhe qëndrimi për të dënuarit ose shtetasit që janë në pritje të gjykimit