Divjaka përkujton Aristidh Kolën, arvanitasin që iu kundërvu shovinizmit grek, me fakte shkencore. Ndahen çmimet Aristidh Kola “Nderi i Kombit”

Nje kujtesë per shkrimtarin, albanologun, juristin dhe publicistin që i dha zë origjinës së lashtë të kombit, me prova të pakundërshtueshme.

Studiues, gazetarë dhe artistë, nga Shqipëria dhe Kosova, përkujtuan në ndarjen e cmimeve Aristidh Kola “Nderi i Kombit”, veprën dhe trashëgiminë e tij, në Divjakë, vendi i origjinës së familjes Kola.

Çmimet Aristidh Kola “Nderi i Kombit”, organizuar nga Unioni i Gazetareve Dega e Fierit me drejtues gazetarin Vladimir Muça, shenuan keshtu edicionin e VI. Kryetari i bashkise se Divjakes, Josif Gorea, tha se se shpejti çmimet Aristidh Kola ” Nderi i Kombit” do te jene pjese e perhershme e aktivitete te bashkise ne nder te figures se patriotit me origjine nga Divjaka. Lidhja e tij me zonen do te shpaloset nepermjet bustit ne qender te qytetit dhe emertimin e nje rruge Aristidh Kola.
Studiuesi dhe etnologu Bardhosh Gaçe, mes fituesve të cmimit në këtë edicion të  6-të, e cilësoi veprën e patriotit arvanitas si një trashëgimi të pacmuar për kombin.

“Rilindas” i kohëve moderne, që u përball në mes të stuhisë me shtetin grek e quajti gazetari Artan Hoxha, gjithashtu fitues i cmimit Aristidh Kola, “Nderi i Kombit” Pezantuesja ikonë e ekranit Silvana Braçe dhe Valbona Davidhi gazetare, e vlerësuan si nder të vecantë marrjen e një titulli që mban emrin dhe perfaqeson vepren e gjuhëtarit të madh Aristidh Kola.

Eventi i mbështetur nga bashkia Divjakë me kumtesa për Aristidh Kolën dhe përformancën e këngëve dhe valleve të artisteve të rinj, u ndoq me interes nga qytetarët e Divjakës, një komunitet i vogël arsimdashes dhe patriot prej te cilit ka origjinen familja e Aristidh Koles.

Në këtë edicion u juria e perbere nga emra te njohur te gazetarise si Anila Hoxha, Besim Dybeli dhe gazetari nga Kosova Ilir Krasniqi, mes shume propozimeve perzgjodhi fitues:

Artan Hoxha gazetar investigativ

Engjell Serjani gazetar

Bardhosh Gaçe studiues

Filip Çakulli gazetar

Silvana Braçe gazetare dhe moderatore

Valbona Davidhi gazetare

Luftar Paja aktor