Ikën Hyseni, vjen Hasani. Drejtimi i SHISH mund t’i besohet mikeshës së Vlora Hysenit.

Esmeralda Hasani, lektore universitare dhe eksperte në planifikimin e projekteve dhe mbledhjen e fondeve, raportohet se është emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Emri i saj ka rrjedhur në disa media, por një propozim zyrtar nga Kryeministria ende nuk është bërë publik.

Me Vlora Hysenin në akuzë dhe tashmë një drejtuese e liruar nga detyra në Shërbimin Informativ të Shtetit, duke se Esmeralda Hasani nuk është një propozim që ka rrjedhur krejt rastësisht. Njerëz pranë institucionit, raportojnë se ajo është mike e Vlora Hysenit dhe është angazhuar në SHISH pak kohë përpara arrestimit të drejtueses nga SPAK.

Esmeralda Hasani është Konsulente e Lartë në Zyrën e Kryeministrit dhe ofron ekspertizë në planifikimin e projekteve dhe mbledhjen e fondeve. Sipas biografisë në projekte të ndryshme ku ajo ka marrë pjesë, raportohet se kanë qenë Anëtare e Lartë e Forumit të Projekteve Evropiane që nga viti 2014 dhe shërben si Lektore Universitare në të Drejtën Evropiane në Universitetin Marin Barleti.

Përveç kësaj, Hasani ka mbajtur pozicione si Drejtore Ekzekutive e Institutit Adriapol dhe Bashkëpunëtore Vizitore në Università degli Studi di Roma Tre. Me një sfond në të drejtën ndërkombëtare dhe shkencat politike, ajo ka një master në Planifikim dhe Zhvillim Projektesh nga Shkolla e Biznesit të Inovacionit, në Bruksel.

Esmeralda Hasani zotëron mirë të gjithë procesin e rrugës së Shqipërisë drejt statusit të kandidatit. Ajo është një eksperte e pavarur e kërkimit dhe inovacionit të Komisionit Europian dhe e përfshirë në mënyrë aktive në projekte kërkimore, arsimore dhe inovative, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në bashkëpunim me kompani, universitete dhe qendra kërkimore kryesore në mbarë botën.

Brenda kësaj teme, kohët e fundit, ajo është përzgjedhur nga misioni i IOM në Shqipëri si Konsulente Ndërkombëtare për Zhvillimin e Projekteve. Nga shtatori 2017 deri në dhjetor 2018, ajo ka qenë përkrah Ministrit të Shtetit për Diasporën, si këshilltare dhe shefe e stafit, duke qenë pjesë integrale e krijimit të institucioneve të reja për anëtarët e Diasporës.

Esmeralda Hasani ka qenë projektuesja dhe hartuesja e projektit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, duke siguruar suksesin e propozimit të projektit.