Dhjetëra qytetarë vlonjatë kanë udhëtuar sot në Lushnje ku është mbajtur seanca e gjykimit në themel për çështjen e muzeut hebraik në Vlorë.
Gjykata administrative e shkallës së parë Lushnje një muaj më parë pezulloi punimet e muzeut hebraik në Vlorë pas denoncimit të grupit iniciator.
Sot, gjyqtari Embro Ahmetaj ka kërkuar që mediat të mos jenë prezente gjatë seancës.
Qytetarët vlonjatë dhe lushnjare u shprehën se janë kundër ndërtimit të muzeut hebraik mbi muzeun Labëria që cënon sipas tyre historinë kombëtare
Trupa gjykuese pasi ka dëgjuar palët, ka vendosur të vazhdojë ndalimi i punimeve për muzeun hebraik.
Kjo është pritur si një fitore nga pjesëmarrësit. Një prej avokatëve të palës paditëse Mjaftore Nazëraj tha se sot ishte seancë paraprake për njohjen e palëve me objektin e gjykimit dhe se në seancën e rradhëa gjykata do të proçedojë me verifikimin e legjitimitetit të palës paditëse.
“Në këtë seancë u njohën palët ndërgjyqëse. Në seancën e radhës pritet të verifikohet legjitimiteti i 18 paditësve. Këtë e ka kërkuar pala e paditur, pra bashkia Vlorë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore. Seanca e radhës u caktua për në datën 18 janar 2027”
Pas seancës pjesëmarrësit kanë kënduar këngë patriotike