Eric Wendt, ambasadori i ri amerikan në Tiranë, ka qenë paraditen e kësaj të shtune në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për herë të dytë brenda 5 ditësh. Ai shihet në krye të një delegacioni amerikan, ndërsa përcillen deri në oborr nga kryeprokurori Braho e shefi i BKH-së, Joni Keta.
Në takimin e parë, më datë 5 Tetor, ambasadori Eric Wendt u takua në SPAK me kryeprokurorin Klodjan Braho dhe prokurorët e tjerë të SPAK, si dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.
Ambasada Amerikane njoftoi se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump, të cilat janë ndarë dhe me drejtuesit e SPAK e BKH.
“Ambasadori Eric Eendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”, njoftoi selia diplomatike në Tiranë.