Zjarret ne vend, bashkia e Fierit nis verifikimin e demeve. 14 banesa dhe dhjetera mije rrenje ullinj te djegura

Nis verifkimi i dëmeve nga zjarret ne Fier. 14 banesa, dhjetera mije rrënjë ullinj, vreshta dhe dru frutore të djegura.

Tre komisione verifikimi kanë nisur punën për verifikimin e dëmeve nga zjarret që përfshinë fshatrat e tre njësive administrative në Fier. Faza e parë, për dëmet në banesa përfundoi me një bilanc prej 14 ndërtesash të djegura, nga të cilat pjesa më e madhe janë depo ose stalla. Sipas nëkryetarit të bashkisë Nusret Avdullai, tani proçesi i verifikimit do të vazhdojë me dëmet në bujqësi. Fermerët do te plotësojnë një formular vetëdeklarimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret, kurse grupet e punës do të verifikojnë në terren dëmet e pretenduara . Përveç formularit të plotësuar fermerët duhet të paraqesin edhe çertifikatat e pronësisë ose kontratat e qerave për tokën ku janë djegur të mbjellat.

” Kemi ngritur menjehere grupet e punes per tre njesite administrative qe u preken nga zjarret. Jane kosntatuar ne mbyllje te fazes se pare, ate te verifikimit te demeve ne banesa, 14 ndertesa te djegura. Nga keto, pjesa me e madhe jane depo dhe stalla. Megjithate, kompensimi financiar do te jepet, bazuar ne vleren perkatese te demit ne secilen prej ketyre godinave. Po vazhdojme, nepermjet nje formulari vetedeklarimi te plotesuar nga vete fermeret, vleresimin e demeve ne bujqesi. Ne te kaluaren kemi hasur veshtiresi per t,i kompensuar demet ne bujqesi sespe fondi i kerkuar nuk mund te perballohet nga buxheti i bashkise. Shpresojme qe qeveria te alokoje fonde te posacme per demet ne bujqesi ndaj dhe po bejme verifikimin e demeve”, tha Nusret Avdullai, nenkryetar i bashkise se Fierit.

Dëmet në bujqësi përllogariten në qindra milionë lekë ndaj kompensimi financiar pritet nga qeveria. Sipas Avdullait, për të kompensuar këto dëme do të kerkohet mbështetje nga ministria e bujqësisë dhe Emergjencat Civile me qëllim që secili bujk i dëmtuar të marre dëmshpërblimin. Dëmet më të mëdha nga zjarret në Fier janë në ullishta dhe vreshta pasi zonat e përfshira nga zjarri është tokë kodrinore. Nga një bilanc paraprak rezulton se janë djegur dhjetëra mijë rrënjë ullinj dhe vreshta. Zonat më të dëmtuara me sipërfaqje të djegura të ullishtave janë Radostina dhe Levani