Një ngjarje e rëndë u shënua natën e së premtes, në Agios Panteleimona në Athinë, pas një sulmi të armatosur nga persona të panjohur, që rezultoi në plagosjen e një fëmije të mitur.
Konkretisht, në orën 23:50 me orën greke, katër persona në një makinë iu afruan një kafeneje, pranë rrugës “Agorakritou” nr. 32, dhe hapën zjarr mbi të. Gjatë sulmit, një vajzë rreth 10 vjeç u plagos në këmbë.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë sqaruar nëse plaga erdhi direkt nga një plumbi i armës së zjarrit apo nga sendet e tjera të goditura
Nëna e fëmijës, me origjinë shqiptare, nuk priti ambulancën dhe e transportoi menjëherë vajzën e vogël në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou” për kujdes mjekësor.
Forcat e policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe po kryejnë hetime për rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.