Drogë në kutinë e picave, operacioni “Motorristi” çon në pranga 31 vjeçarin në Lushnje, shiste kokainë I kamifluar si shpërndarës ushqimi

Një hetim disa mujor I Policisë së Lushnjes çoi në arrestimin e 31 vjeçarit Eduard Sharka pas infromacioneve se I maskuar si motorrist i një picerie, kryente shpendarje kokaine.
Pas vëzhgimeve disa mujore dhe inflirtimit agjentëve të policisë si blerës të drogës, hetimi I drejtuar nga Prokuroria e Fierit u finalizua në shtëpinë e motorristit, pasi më herët ishte kërkuar nga gjykata vendimi për kontrollin e banesës.
Nga kontrolli u gjet dhe sekuestrua 318 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, municion luftarak, peshore elektronike, grirëse bimësh narkotike dhe 3 celularë.
31 vjeçari u arrestua në flagrancë, me akuzën e “Mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Mbajtje e municioneve luftarake”. Përveç drogës në banesën e 31 vjeçarit u gjet edhe 1 peshore elektronike, fishekë për armë zjarri, 1 grirëse bimësh narkotike dhe 3 celularë;
Në kuadër të të njëjtit operacion u arrestua edhe Skerdilajd Gjoni 39 vjeç I cili dyshohet të jetë klient I “motorristit”. Në banesën e tij u gjet një sasi prej 2 gramë kokainë.