Ish- drejtoresha e Postës së Durrësit u vendoste gjobë punonjësve 25 mijë lekë në muaj, arrestohet edhe bashkëshorti

Policia e Durrësit ka vene në pranga Fetah Mataj, bashkeshortin e ish- drejtoreshes se Postes Elisabeta Mataj, e cila u arrestua per vjedhjen e 700 mije eurove. Burime nga policia e durresit thone se arrestimi i tij eshte bere nga Sektori i Krimit Ekonomik. Fetah Mataj pak dite me pare u emerua si zëvendës drejtor i Ndermarrjes se Pastrim Gjelbërimit në bashkinë e Durrësit .

Hetimi ndaj tij nisi pas skandalit të Postës ku auditi zbuloi se mungonin 700 mije euro. Gjate marrjes ne pyetje te punonjesve ne kuader te hetimit, punonjësit kane deklaruar se bashkeshorti i saj u vendoste gjobe 25 mije leke ne muaj, duke i kercenuar me vendin e punes.


Dy dite me pare, djali i çiftit bashke me nje shok, ne lagjen 6 te qytetit rrahën nje efektiv policie.