“Breath” tema e festivalit të 17 të “Fokus Award’s” u fitua nga një fotograf iranian me imazhin e një qeseje plastike të ngritur nga era, si simbolikë e një planeti që gjen rrugë të çuditshme për të marrë frymë.
“Një sfidë ku elementët artificialë bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër” ka shpjeguar në përshkrimin e tij fotografi Keyhan Mohemedi
Fotografia artistike shënoi edicionin e 17 në Fier me pjesëmarrjen e fotografëve, artistëve dhe profesionistëve të imazhit nga vende të ndryshme të botës.
Tema e këtij edicioni “Frymë / Breath”, synoi të sjellë nëpërmjet fotografisë frymëmarrjen si akt biologjik, duke e lidhur atë me jetën, natyrën, lirinë dhe brishtësinë njerëzore.
“Eshtë edicioni i 17-të i “Fokus Award’s”, festivali është tashmë një event ndërkombëtar i fotografisë ku fotografë të njohur nga e gjithë bota, sjellin punime me vlera duke bërë që imazhi të përciellë mesazhe të forta për publikun”, tha Albes Fusha pedagog në Universitetin e Arteve.
Në këtë edicion aplikuan 560 artistë nga 52 vende të botës, ndërsa punimet janë vlerësuar nga një juri ndërkombëtare.
Festivali nisi me ekspozita në Shkodër dhe Tiranë për t’u mbyllur në Fier në galerinë “Vislon Kilica”
Organizatorët e festivalit do të përfshijnë në kategorinë “Albania in Fokus”, promovimin e peisazheve piktoreske dhe kulturës shqiptare.
Dhjetë fotografë shqiptarë dhe të huaj do të dokumentojnë Shkodrën, Krujën, Tiranën, Durrësin dhe Fierin.
Fotot e realizuara gjatë këtij turi do të prezantohen në një ekspozitë të posaçme në Puglia, në pranverën e vitit të ardhshëm.
” Ky tur synon promovimin e Shqipërisë turistike, nëpërmjet fotografisë. Në këtë mënyrë festivali zgjeron aktivitetin dhe krijon hapësirë për të vizituar dhe fotografuar vendet piktoreske të vendit. Fotografitë do të ekspozohen në Pulia të Italisë, duke i dhënë artit pamor edhe dimensionin turistik”, tha Arben Allia, organizator dhe themelues i “Focus Award’s”
Fituesit e edicionit të 17-të janë Kategoria : “Breath”, fitues u shpall Keyhan Mohemedi nga Irani.
Në kategorinë “Press and News”, çmimi iu dha Mohamad Abdu Hamda nga Palestina.
Në kategorinë “Life”, fituese u shpall Olga Harune nga Republika Çeke, ndërsa në kategorinë “Portret”, fituese është Mariam Plaino nga Rumania.
Në kategorinë “Peizazh”, fitues u shpall Bleron Çaka nga Kosova, ndërsa në kategorinë “Bota e Egër”, fitues është fotografi shqiptar Edinjo Jahja.
Prej vitit 2006, “Fokus Award Albania” është kthyer në një platformë të rëndësishme për fotografinë bashkëkohore, duke krijuar ura bashkëpunimi mes artistëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë. Festivali i fotografisë artistike “Fokus” organizohet prej 17 vitesh nga fotografi i njohur Arben Allia.
Sinkron mjeku turk Emre Melik Faideci Kardiolog
Sinkron Edison Koltraka
Sinkron Briand Shehu
Po nese mjekët e zemrës ishin në pararojë të operacionit që zgjati mbi katër orë, zemra e vetë ekipit ishte mjekja anesteziste, Xhoana Derraj
“
Sinkron Halil Ilker Yencilek- Nëndrejtor mjekesor
Metodat e përparuara mjekësore, pajisjet moderne dhe bashkëpunimi i frytshëm me mjekët turq, e kanë shndërruar Memorialin në një nga spitalet publike më të mirë në vend