Ndreca iu referua nenit të gabuar, ligji përcakton njoftimin për takimet e të burgosurit me avokatin.

Pas deklaratave të avokatit Plarent Ndreca i cili mbron kryebashkiakunne Tiranës Erion Veliaj, se është shkelur ligji, administrata e Drejtorisë së Burgjeve ka saktësuar duke treguar ligjin dhe nenin përkatës, se avokatët nuk mund të takojnë në çdo kohë klientët e tyre në paraburgim.

Duke nënvizuar nenin përkatës që përcakton takimet e të burgosurve/paraburgosurve me avokatët, zyrtarë të Drejtorisë së Burgut të Fierit, sqarojnë se takimet me avokatët sipas këtik ligji bëhen kundrejt një njoftimi nga mbrojtësit ligjore në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Përtej ligjit, adminiatrata e burgjeve si çdo institicion tjetër operon duke zbatuar akte nënligjore pasi ligji vendos parimet kirse rregulloret përcaktojnë në respektim të tij, mënyrën se si funksionojnë institicionet publike.

Plarent Ndreca iu referua nenit 51 të ligjit duke pretenduar se janë shkelur të dretjat e Erion Veliaj-t për takimin me avokatin në çdo kohë por ky nen flet për hyrje në IEVP te avokatëve dhe jo për takimet me klientët e tyre brenda burgut. Hyrja në institucion sipas këtij neni, bëhet në çdo kohë pa njoftim paraprak për avokatë, prokurorë, gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë të lartë.
Avokati Ndreca tha se do të bënte kallëzim për drejtuesit e burgut të Fierit pasi nuk u lejua të takonte Erion Veliaj-n mbrëmjen e së shtunës.